Dieta e dimrit

Në stinën e dimrit, predispozita për të shtuar disa kilogramë rritet. 

Kjo ndodh kryesisht për arsye se dita është më e shkurtër dhe na pëlqen të rrimë në kolltuk. 

Por, edhe vetë i ftohti e shton oreksin për kalori sepse një pjesë e tyre shërbejnë për të na ngrohur. 

Meny- ja e mëposhtme është një shembull se si mund të ulim kilogramët e tepërt duke u ushqyer me gjithçka na nevojitet për organizmin në këtë stinë:

Shembull ditor – 1800 kalori


Mëngjes

• 1 fetë bukë të zezë, gjizë dhe pak vaj ulliri

• 1 portokall ose 2 mandarina

• 1 lugë mjaltë +1/2 lugë kanelle

Paradite

  • 100ml kos pa yndyre

  • • 1 banane

  • • 1 çaj jeshil me limon

Drekë

• Sallatë me brokoli, lulelakër dhe karota

• 150gr sardele furre me hudhra, rigon & nenexhik

• 200gr oriz integral me spinaq & arra

Pasdite

• 10 gështenja të pjekura

• 30gr hallvasi

• 1 çaj jeshil me limon

Darkë

• Sallate jeshile, patëllxhan të pjekur, peshk ton
• Fasule pllaqi me salce domatesh dhe majdanoz
• 1 shegë

Para gjumit

• 1 gotë qumësht pa yndyrë + 2 lugë tërshërë
• 1 kuadrat çokollate të zezë
Krahas ushqimit te ekuilibruar, duhet të merrni edhe vitaminë D nëpërmjet ekspozimit të përditshëm në diell, (të paktën në ditët kur ka diell).
Powered by Blogger.