Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Çorbë patatesh me bisht viçi të tymosur

 Përbërësit

1 bisht viçi
2 qepë
1 karrote
1 speca
1kg patate
kripë
piper
specall
1 fletë dafine
majdanoz
vaj ulliri


Hapat

1
Në tenxhere me yndyrë fërgohet qepa,karota dhe speci gjersa të zbuten pak. Shtohet piperi,1 lugë specall,dafina dhe mishi I prerë.
2
Së bashku fërgohen 5 min,në zjarrë të ulët
3
pastaj shtohet ujë I nxehtë sa të mbulohet mishi për 2 gishtërinjë.
4
Mishi zihet në zjarrë të mesëm gjersa të zbutet e sipas nevojës shtohet nga pak ujë.
5
Hidhen patatet e prera në copa të mesme,çorba kriposet sipas shijes dhe zierja vazhdon gjersa të zihen patatet.
6
Hidhet majdanoz I prerë imët dhe gjella e nxehtë shërbehet me speca turshi ose lakër rasoji.

Keshilla