Loading...
Home » » Bizele me mish viçi

Bizele me mish viçi

Përbërësit:

800gr. bizele

300 – 400gr. mish viçi

1 qepë

1 karrotë

 1 spec

1 domate

1 dl vaj

Kripë

Biber t’kuq

Biber t’zi


Përgatitja:

Copëzat e mishit të viçit i kavërdisim me qepë, spec, karrotë, kripë, biber të zi dhe biber të kuq. Pastaj ua shtojmë bizelet dhe ujin e nxehtë pak nga pak dhe ashtu i lëmë të zihen për afër një orë e gjysmë. 
15 min para se bizelet ti largojmë  nga zjarri ia shtojmë domaten e grirë. Bizelet servohen të nxehta në kombinim me pilaf, patate të skuqura dhe perime të ndryshme
Share this article :

Lexoni Me Shume