Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Tortë molle me karamel

Për një tavë tortë 26-28 cm
3 mollë mesatare 250 g miell 00 100 g sheqer 1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira 1 majë luge të vogël kanellë 3 vezë 50 g gjalpë 4-5 lugë qumësht 2 lugë sheqer kaf Për karamelin: 100 sheqer 150 ml pana e freskët 1 lugë gjalpë Përgatitja: Fillimisht përgatisni karamelin. Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarr të mesëm derisa të shkrihet plotësisht. Veçmas ngrohni panën, por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin. Përziejeni vazhdimisht derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin, përziejeni përsëri dhe lëreni të ftohet komplet. Tani përgatisni tortën, ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat e vezëve formojini në shkumë. Rrihni gjalpin me sheqerin derisa sheqeri të tretet dhe shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Përziejeni me rrahësin elektrik derisa të keni një masë shkumoze. Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe kanellën te masa me vezë dhe përziejeni me delikatesë me një spatul kuzhine. Nëse masa ju rezulton shumë e trashë shtoni edhe nga një lugë qumësht. por nga një lugë e nga një lugë që mos ta qullni shumë brumin. Tani bashkoni të bardhat e vezëve të formuara në shkumë te brumi dhe përziejeni me delikatesë që mos të ulni volumin e tyre. Në fund bashkoni me brumin dhe karamelin. Gjithmonë përziejeni me delikatesë duke e çuar spatulën deri në fund të enës pasi aty depozitohet karameli. Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhuroseni me miell. Shtoni në të brumin dhe në komplet sipërfaqen e tortës zhysni brenda rreth e rrotull feta molle të prera hollë. Spërkateni me sheqer kaf, vendosni akoma disa copëza gjalpi sipër dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për 40 minuta, shkruan adda's all. Lëreni të kullojë paksa dhe shërbejeni të ngrohtë (me një top akullore me vanilje sipër, kalon në një tjetër nivel).

Keshilla