Kungull i Mbushur



PËRBËRËSIT
1 kungull
2 thelpinj hudhra, të prera
2 kubikë të vegjël gjalpë
2 lugë lëng limoni
vaj ulliri
150 g (5 oz) djathë të grirë
1 lugë erëza të thata të përziera
Kripë dhe piper

PËRGATITJA

Prisini kungullin në dy gjysma për së gjati dhe me një lugë hiqni farat nga çdo gjysmë. Në çdo zgavër vendosni një thelb hudhër të prerë, një kub të vogël gjalpë dhe një lugë lëng limoni. Hidhni pak erëza. Lyeni çdo sipërfaqe të kungullit me vaj ulliri. Vendosini në një tabaka pjekjeje dhe piqeni në 190° C / 375° F për 40-60 minuta derisa tuli i kungullit të jetë i butë. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet mjaftueshëm. Hidhni lëngun e krijuar në një tas. Gërryeni tulin e çdo kungulli me një lugë, me kujdes të mos prishni strukturën e lëkurës. Shtoni djathin e grirë dhe erëzat e përziera dhe tulin e kungullit. Hidhni përsëri erëza sipas dëshirës. Përbërjen e formuar përzijeni mirë dhe me një lugë mbushi dy gjysmat e kungujve. Hidhni sipër djathë të grirë. Piqeni në furrë në 160° C / 320° F për 20-25 minuta, derisa djathi të shkrijë.
Powered by Blogger.