Krostatë me krem, dardhë dhe bajame

Përbërësit për tavë 33x10 ose me diametër 28cm:

Brumë brisèe gati ose e përgatisim si më poshtë

● 250g miell 

● 100g gjalpë i butë

● 70ml qumësht në temperaturë ambienti 

● 1 majë luge kripë 


● 1 lugë
kafeje sheqer pluhur.
Për kremin:

 ● 6 lugë gjelle marmelatë kajsie ose pjeshke (pa copa)

 ● 125g gjalpë në temperaturë ambienti

 ● 125g sheqer

 ● 2 vezë

 ● 1 lugë gjelle miell

 ● 1 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira

 ● 125g miell bajamesh (bajame të grira imët)

 ● 2 dardhë të pjekura, por të forta, me bisht.
Përgatitja:

1.Përgatisim brumin: 


Përziejmë me dorë ose në robot miellin, sheqerin, kripën dhe gjalpin sa të bëhen si thërrime, shtojmë qumështin 

dhe vazhdojmë t’i përziejmë akoma deri sa të kemi nje brumë të butë.

 E mbështjellim me letër plastike dhe e fusim në frigorifer për 15 minuta.

2.Ndezim furrën me 180˚. Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell,


 marrim brumin dhe e hapim duke i dhënë formën e tavës që

 do të përdorim. E shpojmë me pirun dhe e fusim në furrë të piqet për 15 minuta.

3.Ndërkohë, dardhët i qërojmë dhe i ndajmë në mes duke i 


pastruar bërthamat e vogla, i presim në feta pa i shkëputur

 nga bishti.

4.Marrim bazën e pjekur nga furra, e lyejmë me 2 lugë nga 



marmelata. Marmelaten tjetër e lëmë mënjanë.

5.Gjalpin dhe sheqerin i përziejmë në një tas me rrahësen e 

vezëve me dorë sa të bëhen si krem. Shtojmë vezët një nga një 

dhe vazhdojmë akoma përzierjen me rrahësen. Shtojmë miellin dhe sodën nëpërmjet një site dhe bajamet e grira. 

Këtë përzierje e hedhim me lugë te baza e krostatës dhe e nivelojmë mirë. Transferojmë këtu me kujdes dardhet që të 

mos na shkëputen nga bishti (ndihmohemi me një lopatë kuzhine). Vëmë krostatën në furrë përsëri dhe e pjekim për 

40-50 minuta. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër.

Marmelatën që kishim lënë mënjanë e hollojmë me 2-3 lugë 

ujë dhe e ngrohim në zjarr, e kullojmë me sitë dhe krostatën e lyejmë sipër me ndihmen e një peneli kur ajo është akoma e 

nxehtë. Krostata shërbehet e vakët.
Powered by Blogger.