Tiramisu me pjeshkë

Përbërësit e nevojshëm:

-1 pako biskota
- 3-4 pjeshkë
- 250 gr krem djathi ose salcë kosi
 -2 lugë gjelle mjaltë
-50 gr çokollatë e shkrirë
- 1 filxhan çaji nescafe
- Vanilje
Përgatitja:
Fillimisht qërojmë dy pjeshkë dhe së bashku me një luge gjelle mjaltë i kthejmë me anë të një blenderi në pure.
Pjeshkat e tjera i presim në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë dhe i bashkojmë me purenë e pjeshkës.
Trazojmë krem djathin ose salcë kosin me një lugë gjelle vanilje dhe një lugë gjelle mjaltë (ose 2 sipas dëshirës).
Në një tavë vendosim fillimisht një rresht me biskota të njomura me nescafen e përgatitur.
Mbi biskota shtrojmë një rresht me krem djathë (ose salcë kosi) dhe mbi të, vendosim purenë me pjeshkë.
E mbulojmë purenë me biskota të njomura me nescafe, përsëri vendosim krem djathë (ose salcë kosi), pure pjeshke dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me çokollatë të thërrmuar.
Para se të serviret tiramisuja duhet të qëndrojë në frigorifer për disa orë.
Powered by Blogger.