Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Si të përgatitim “cheesecake” me kos

“Cheesecake” me kos është një ëmbëlsirë e shijshme dhe ka gjithmonë sukses kur ua shërbeni miqve.
Përbërësit:
Për bazën:
150 g biskota
100 g gjalpë
Pak lëkurë portokalli e grirë ose kanellë
Për mbushjen:
250 g kos i bardhë i trashë
250 g pana e freskët
150 g sheqer pluhur
Pak vanilje
Marmelatë ose çokollatë e shkrirë
Përgatitja:
Si fillim përgatitni bazën e ëmbëlsirës. Merrni biskotat dhe grijini. Hidhini në një enë qelqi ku të shtoni gjalpin e shkrirë dhe pak lëkurë portokalli ose kanellë. Përziejini mirë bashkë dhe hidhini në një tavë ku keni vendosur letër furre. Nivelojeni mirë me fundin e lugës, për të krijuar një bazë të fortë. Vendoseni tavën në frigorifer për rreth  30-40 minuta.
Ndërkohë, përgatitni mbushjen e ëmbëlsirës. Në një enë qelqi hidhni pana dhe rriheni me rrahësin elektrik derisa të bëhet shkumë. Në një enë tjetër rrihni me rrahësin elektrik kosin me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të përzihen mirë. Më pas trazoni me ngadalë këtë masë kremoze dhe hidheni mbi bazën e biskotave. Niveloni me lugë kremin dhe futeni  ëmbëlsirën në frigorifer duke e lënë 8-10 orë, që të mpikset.          

Keshilla