Roshnica: Pule Fshati me Therrime

Përbërësit:

Pulë ose Zog Fshati ( 1 mesatar)
Miell ( sa 3 lugë gjelle )
Vezë ( 1 kokërr )
Gjalpë ( sa 1 deri në 2 lugë gjelle )
Hudhra ( 3 deri në 4 thelpinj )
Kripë, Lëng Limoni, Vaj

Përgatitja:

Vendosim pulën të ziejë në një enë me ujë,


kripë, dhe pak vaj gjelle

(sepse e mban mishin të butë ).

Në një tas, hedhim 3 lugë miell dhe 1 kokërr

vezë, e bëjmë brumë jo të ujshëm.

Brumin e ndajmë në copa-copa dhe e

fërkojmë me duar. Në një tigan hedhim
gjalpin dhe copat e brumit, i rrotullojmë dy- tre herë dhe e heqim anash
tiganin ose për shpejtësi i hedhim në një pjatë të ftohen pak dhe i fërkojme me
duar, veprojmë kështu derisa të dalin thërrime të vogla si kokërriza.
Heqim thelat e pulës dhe tek lëngu ku ajo zjeu hedhim thërrimet dhe hurdhërat
e shtypura. Shtrydhim pak limon dhe i lëmë të ziejnë sa të jenë gati.
Ju bëftë mirë!
Powered by Blogger.