Ëmbëlsirë me banane dhe karamel


Recetë shumë e shijshme.
Përbërësit:
• 4 vezë
• 4 lugë sheqer
• 1 dl vaj
• 1 banane
• 1 pluhur paste
• 1 filxhan i madh miell
Filli:
300gr sheqer
2 dl ajkë e ëmbël
150 gr margarinë
2o0 gr pluhur për shllag
4 banane
5 dl qumësht
Përgatitja:
Së pari tepsinë e lyejm me vaj dhe i vendosim letrën për pjekje pastaj në të i rendisim bananet e prera. Mbi të e qesim brumin e bërë me përzierjen e vezëve së pari me sheqer e pastaj me përbërësit tjerë me rend. Pas përzierjes së këtyre përbërësve fitohet një masë homogjene dhe hidhet sipër bananeve në tepsi dhe piqet për 45 minuta duke e kontrolluar me rrmojsë.
Në një enë të thellë e qesim sheqerin në zjarr të ngadalë duke e përzier deri sa të karamelizohet dhe kështu duke e përzier e largojmë nga zjarri dhe i qesim ajken e ngrohur paraprakisht duke e përzier deri sa ta marrë dendësinë. Pastaj i’a shtojmë margarinën.
Shllagun e përgadisim sipas udhëzimit në paketim dhe gjysmen e tij i’a hedhim kremit të ftohur dhe prap e përziejm.
Petën e largojmë nga tepsia ku bananet mbesin sipër. E lyejm petën me krem e mbi krem vendosim bananet e prera në rrathë sikur të parat e mbi to e hedhim gjysmën e shllagut të tepruar. Pastaj e dekorojmë me çokollatë të grirë ose arra sipas dëshirës.
Powered by Blogger.