Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Ëmbëlsirë Freskuese me Banane

Përbërësit


200 gr biskota të bluara

150 gr margarinë e shkrire

KREMI I KAFTE:

750 ml qumësht

70 gr nisheste

7 luge sheqer

100 gr çokollatë e zezë

1-2 luge kakao

PER KREMIN E BARDHE:

750 ml qumësht

70 gr nisheste

6 luge sheqer

100 gr çokollatë e bardhe

4-5 banane

100 gr çokollatë

Hapat

1. Përziejmë biskotat e bluara me margarinen e shkrirë dhe shtrijmë ne kallëp 36x23 duke rrafshuar mirë me dorë.

2. Për kremin e kaftë ndajmë 200 ml qumësht me të cilin tretim nishestenë dhe kakaon, kurse pjesën tjetër e vëmë të vlojë me sheqerin.

3. Kur qumështi vlon shtojmë nishestenë e tretur dhe përziejmë mire derisa të trashet, shtojmë dhe çokollatën e copëtuar dhe përziejmë mire.

4. Largojmë nga zjarri dhe menjëherë qesim mbi shtresën me biskota.

5. Për kremin e bardhe gjithashtu tretim nishestenë me 200 ml qumësht të ftohet kurse pjesën tjetër e vëmë të vlojë me sheqerin.

6. Pasi qumështi vlon shtojmë nishestenë e tretur dhe përziejmë derisa të trashet, shtojmë dhe çokollatën e bardhë dhe përziejmë mire.

7.Mbi kremin e kafet shtrijmë një shtrese me banane të qëruara dhe ndara në dysh për së gjati, pastaj mbi banane kremin e bardhe menjëherë pasi e ziejmë, d.m.th. te nxehte.

8.Përsipër kremit të bardhë pasi të ftohet pak qesim glazurën me çokollatë dhe ëmbëlsirën e lemë të ftohet për disa orë në frigorifer ose për tërë natën. Presim me një thikë shumë të mprehtë që mos e kërcasë glazura dhe bananet të pritën lehtë.

Keshilla