Rizoto me perime të stinës

Për 4 persona: 350g oriz Arborio • lëng zarzavatesh i valuar • 1 qepë • 1 kungull i
prerë në kubikë (rreth 100g) • 2 karota të prera në kubikë (rreth 100g)
• 4 shparguj të prerë në rrota të holla • 100g bizele • 100g pançetë e tymosur e prerë në kubikë ose spek • 4 lugë djathë Parmigiano i grirë • ½ gotë verë e bardhë • 30g gjalpë • vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
1. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim pançetën, shtojmë karotat, shpargujt, kungullin dhe bizelet. I skuqim për pak minuta, fikim zjarrin dhe i lëmë mënjanë.
2. Në një tenxhere skuqim qepën e prerë imët me tri lugë vaj ulliri, shtojmë orizin dhe vazhdojmë ta skuqim. E shuajmë me verë dhe e lëmë që të avullojë duke rritur flakën e zjarrit. Shtojmë perimet e skuqura dhe lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të ziejë plotësisht. E rregullojmë për kripë.
3. Kur orizi të jetë zierë, e heqim nga zjarri, e përziejmë me gjalpin dhe me djathin e grirë. E spërkasim me pak piper dhe e shërbejmë menjëherë.
Powered by Blogger.