Fileto pule me pana dhe kërpudha


Përbërësit (për 4 persona)
5 fileto pule
pana 1 kuti
kërpudha të fresketa
kripë dhe erëza të tjera

Përgatitja:

Në fillim hedhim në një tenxhere me ujë të valuar filetot e pulës dhe i zijejmë për afro 15 minuta. Pasi janë zjerë i lëmë mënjanë të ftohen. Ndërkohë skuqim kërpudhat derisa të kuptojmë me sy dhe të kenë marrë pak ngjyrë. Shtojmë më pas filetot e pulës dhe i përziejmë me njëra tjetrën. Pasi vëmë re se janë skuqur, shtojmë erëzat, i trazojmë edhe për pak kohë dhe në fund hedhim panën e kuzhinës. I trazojmë, e ngadalësojmë zjarrin dhe I shërbejmë të ngrohta.
Powered by Blogger.