Akullore

Përbërësit:
Për 4 persona:
4 të verdha vezësh,
130 g sheqer,
1/2 L qumësht,
125 g bajame të qëruara,
100 g sheqer pudër,
50 g gjalp

Për zbukurim :
50 g pana,
4 qershi.

Përgatitja:
Në një tenxhere rrihni tre të verdhat e vezëve me sheqerin kokërr derisa të formohet një masë e fryrë, pastaj hidhni ngadalë qumështin të cilit i keni dhënë një valë më parë, shtoni gjysëm gote të vogël brandy, duke e rrahur mirë.
Rivendosni kremin në zjarr në banjo mari (uji duhet të ziejë lehtas) në mënyrë që të forcohet. Ndërkohë fruloni bajamet me
sheqerin pudër dhe gjalpin e zbutur, shtoni masën e kremit ndajeni nëpër tasa individualë dhe vendosini në frigorifer për
3 orë. Servirini duke i zbukuruar me pannë të rrahur dhe qershi.
Powered by Blogger.