Sallatë rukola me rrepë të kuqe

Përbërësit:
Rrepë te kuqe (të ziera derisa piruri të depërtoj lehtësisht, rreth një orë), të qeruara dhe të prera në riska të holla
Rukole e fresket, e lare mire dhe e terur me leter kuzhine
Djath dhije
Arra (sipas deshires)
Salca:
Vaj ulliri
Limon ose uthull të rrushit të kuq
Mustard pluhur ose kuminë
Sheqer (opsional)
Kripë
Piper
Gatimi:
Sasia e përbërësve varet nga numri i personave dhe sa sallatë doni të shërbeni. E rëndësishme është t’a kombinoni sallatën sipas dëshirës suaj dhe ta shijoni duke e përgaditur. Përafërsisht për salcën për 3 sallata nevojiten ¼ gotës vaj ulliri, lëngu i gjysëm limoni ose 2 lugë uthull, ¼ lugë e vogël pluhur mustarde, ¾ e lugës së vogel sheqer, kripë dhe piper sipas shijes.
Rukollen dhe rrepat e prera hollë i përziejmë bashkë me salcën, e servojmë në pjatë, hedhim sipër copëzat e djathit të dhisë si dhe disa copa arre.
Powered by Blogger.