Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Role patëllxhani me kaperi dhe proshutë

Përbërësit për një pjatancë:


2 patëllxhan

Gjizë pa kripë

Proshutë

1 lugë gjelle kaperi

Domate të thata
Borzilok

Vaj ulliri

Piper

Përgatitja: Pastrojmë dhe presim në feta, së gjati, patëllxhanet. I pjekim të gjitha nga të dyja anët në një tigan zgarë.

Në një enë përziejmë proshutën në kubikë me gjizën, domatet e thata të prera në copa të vogla, kaperit dhe erëzat. Shtojmë pak vaj ulliri dhe me masën që përgatitëm mbushim fetat e patëllxhanit.

Nuk ka nevojë për kripë të shtuar për shkak të kripës së domateve dhe kaperit. I mbështjellim me ndihmën e një kunje dhëmbësh dhe i servirim.

Keshilla