Receta: Patate me mish të bluar

Kuzhina është një art në vete, ku njeriu mund ta shfaq dhe ta zhvillojë kreativitetin e tij. Mirëpo, jo çdo herë ke kohë për të përgatitur edhe pse ekzistojnë edhe që mund të përgatiten shpejt dhe lehtë.
Musaku (patate me mish të bluar) është ushqim i shpejt dhe shumë i shijshëm njëkohësisht. E për të përgatitur atë duhen këta përbërës:
250 gram mish i bluar
1 qepë e madhe
2-3 thelb hudhre
1 karrot
Të gjitha këto grimcohen dhe fërgohen me një lugë gjelle vaj dhe erëza (vegetë, biber të zi dhe biber të kuq).
Pastaj qërohen 4 patate të mesme
1 kungulleshkë
1 spec
1 domate e madhe
Të gjitha këto grimcohen
Patatet, speci dhe kungulleshka përzihen me masën e mishit, pastaj shtrihet gjysma e masës në tigan dhe sipër i hidhet domatja e prerë duke vazhduar kështu me rendin tjetre të mishit dhe gjysmën tjetër të domates.
Në një enë tjetër përzihen 2 vezë, 3/4 gota qumësht, djathë, thelbi i hudhrës, rozmarinë, krip, biber i zi, 2 lugë ajkë, 1 lugë miel l dhe të gjitha këto përzihen me tel kuzhine dhe i hidhet musakut përmbi.

Powered by Blogger.