Mish Me Karrota


Përbërësit për 4 persona:

mish viçi 500 gr
pak sheqer
karota 150 g
majdanoz 1 tufë
gjalpë 2-3 lugë gjelle dhe qepë.

Përgatitja:
Mishin e presim në 4 racione, e skuqim dhe e vëmë në tenxhere. Në yndyrën që kemi skuqur
mishin, shtojmë qepë të grira hollë, e përziejmë sa qepa të zverdhet, shtojmë salcë dhe e kaurdisim së bashku me qepën, shtojmë kripë, ujë të nxehtë, e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë së bashku me mishin. Karotat i pastrojmë, dhe i presim në formë siç dëshirojmë, i lajmë dhe i hedhim pak sheqer, majdanoz të grirë hollë, i bashkojmë me mishin dhe i lëmë pak së bashku sa të ziejë plotësisht. I heqim nga zjarri dhe i kemi gati.
Powered by Blogger.