Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Krepa me gjizë, kungull dhe proshutë

Përbërësit për petët e krepave: 120 gr miell 3 vezë 10 gr gjalpë 260 ml qumësht
Nga pak gjalpë për piekjen e çdo pete
Për mbushjen: 400 gr kunguj 200 gr gjizë të ëmbël 100 gr proshutë në kubikë 40 gr djathë parmixhan të grirë 30 ml pana 5 gjethe borziloku 10 gr vaj ulliri

Përgatitja:
 Përzjeni mirë përbërësit e brumit deri sa të përftoni një masë kremoze pa kokrriza. Piqini një e nga një në një tigan që nuk ngjit. Prisni kungujt në fije të holla së gjati apo në kubikë dhe kaurdisini pak në një tigan me vaj ulliri. Kur të kenë filluar të zbuten shtoni panën dhe gjithë përbërësit e tjerë.
Mund të zgjidhni ta grini kungullin në rende dhe do të ketë fare pak nevojë të qëndrojë në zjarr. Me masën që përgatitët mbushni krepat hde vendosini në një tavë. Në fund, shtoni sipër pak gjalpë dhe djathë parmixhan dhe futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 5-7 minuta.

Keshilla