Loading...
Home » » File viçi me perime

File viçi me perime

Nëse jeni adhurues i mishit dhe i perimeve, atëherë ua rekomandojmë këtë recetë,
të cilën mund ta shoqëroni edhe me një sos të kërpudhave.
Përgatitja e mishit:
Mishi marinohet me vaj ulliri, krip, vegetë, biber të kuq, biber të zi, me disa thelbin hudhre dhe me mentë të freskët.

Mishin e marinuar e përzieni me zarzavate dhe pastaj e vendosni në tigan, duke i shtuar:
6 patate
2 karrota
1 qepë
1 spec
Kripë dhe vegetë
Majdanoz të freskët dhe rozmarinë.
Këto të gjitha fërgohen në vaj ulliri, me një temperaturë jo shumë të lartë.
Sosi i kërpudhave:
1 qepë fërgohet në vaj ulliri dhe pastaj i shtohen kërpudhat dhe lihen të skuqen. I shtohet një hoplla dhe pasi që të trashet sosi, i shtohet veget, biber i zi, borzilok,mente dhe majdanoz i freskët.
Share this article :

Lexoni Me Shume