Fasule me kumbulla të thara

Nevojiten:
▪ 500 gr fasule
▪ 1 lugë sodë buke
▪ 100 gr qepë të grira
▪ 10 gr. karotë të grirë në rende
▪ 1 lugë e vogël mëlmesë perimesh
▪ 12 kumbulla të thara
▪ 2 lugë vaj
▪ 1 lugë e vogël piper të kuq
▪ kripë
▪ 1 lugë e vogël majdanoz të grirë
Përgatitja:
Fasules i qitni ujë, i shtoni sodën e bukës dhe e lini të zihet.
Kur të vlojë lëreni që të zihet afro 20 minuta. E kulloni dhe e shpërlani fasulen dhe e zhvendosni në tenxhere.
I qitni një litër ujë të ftohtë, i shtoni qepën, karotën dhe vegetën dhe e zieni në temperaturë mesatare derisa fasulja të zbutet (herë pas here shtoni nga pak ujë nëse e shihni të nevojshme).
Ndërkohë hidhni kumbullat e thara në ujë.
Kur fasulja të zbutet, kulloni kumbullat dhe i qitni në vaj të nxehur.
Fërgoni pak dhe shtoni piperin e kuq, përzieni dhe qitjani fasulen.
Zieni së bashku edhe afro 10 minuta, qitni krip sipas shijes dhe qitni fletët e majdanozit.
Powered by Blogger.