Tortëza me petë dhe Luleshtrydhe

Përbërësit për 12 copë
3 peta sfoliatë
1-2 lugë miell
200 ml pana
2 fletë xhelatinë
3 lugë gjelle sheqer
1 paketë vanilje
100 gr maskarpone
3 lugë gjelle sheqer pluhur
6 luleshtrydhe
400 gr thjerrëza

Përgatitja:
 Nxehim furrën në 220 gradë. Petët sfoliatë i nxjerrim nga frigoriferi dhe me ndihmën e një gote presim rrathë me diametër 6 cm dhe i vendosim 2-she mbi tavën e shtruar me letër furre.
I shpojmë me pirun dhe i mbulojmë me dy shtresa letër furre mbi të cilat shpërndajmë thjerrëzat (që të mos fryhen). Piqen në furrë të pozicionuara në mes për 8 minuta. Pas kësaj, heqim letrën e furrës me thjerrëzat dhe i lëmë të piqen edhe 3 minuta të tjera.
Hiqen nga furra dhe lihen të ftohen. Panën, sheqerin, vaniljen dhe fetat e xhelatinës (të cilat i kemi lënë më parë në ujë të ftohtë) i rrahim sëbashku sa të marrin volum. Shtojmë maskarpone dhe e përziejmë derisa masa të bëhet kremoze. Kremin e përgatitur e hedhim në qese pastiçerie.
Petat e poshtme i pluhurosim me sheqer pluhur dhe pastaj shtojmë krem. Vendosim petat e dyta dhe i zbukurojmë sipër me krem dhe me gjysmat e luleshtrydheve.
Powered by Blogger.