Supe me Lakra

*Perberesit
● 1 qepe e madhe
● 3 karrota mesatare
● 200 gr patate
● 1 laker
● 100 gr presh
● 1 thelpi hudher
● 100 gr gjalpe
● 150 gr dhjame
● kripe, piper i bluar
● 2 litra leng mishi
● 4 te verdha vezesh
● 200 ml pana te fresket

*Pergatitja
1.Qeroni qepen,karrotat,patatet,dhe pritini ne forme kubi.
Prisni holle lakren dhe preshin dhe copetoni thelpin e hudhres.
2.Shkrini copen e dhjamit ne nje tenxhere,ne gjalpe te nxehte.
Shtojini qepen,karrotat,lakren,preshin dhe lerini te skuqen
per 5 minuta.
3.Shtoni patatet,hudhrat dhe sperkatini me kripe dhe piper.
Hidhni lengun e mishit mbi perime.Mbuloni tenxheren dhe
lereni te zieje per 35 minuta ne zajrr te ngadalte.
4.Perzieni ne nje filxhan te verdhat e vezes me panen e
fresket.Hiqni tenxheren nga zjarri dhe shtojini
permbajtjen e filxhanit.
5.Perziejini derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme.Lereni te
zieje edhe 5 minuta dhe sherbejeni supen te nxehte.
Ju befte mire!
Powered by Blogger.