Loading...
Home » » Role petesh me kima

Role petesh me kima

Per 4-6 racione nevojiten:

● gjysem kg mish i grire vici
● 1 filxhan caji me buke te njomur ne uje
● 2 kokrra veze
● 2 luge majdanoz,i prere holle
● 2 luge gjelle me vaj ulliri
● 4-5 pete te gatshme
● 1 qepe mesatare e grire ne rende
● pak gjalpe i shkrire per te lyer petet
● gjysem luge gjelle me rigon
● kripe dhe piper

Pergatitja
1.Ne nje tas te thelle perzieni mishin e grire me qepen,te grire me pare ne rende.Shtoni majdanozin,rigonin,buken e shtrydhur fort,vezet,vajin,kripen dhe piperin.Mbrujini mire.
2.Vendoini petet mbi njera-tjetren,pasi ta keni lyer secilen me gjalpe te shkrire.Vendosni kimen ne njerin cep te peteve,ne forme buke te sterzgjatur.Palosini anet e peteve ne menyre qe te mo derdhet kima;me pas rrokulliseni ne menyre qe te formohet nje role e madhe.
3.Lyejeni rolene me gjalpe dhe vendoseni ne nje tepsi mesatare,te lyer me pare me pak gjalpe.
4.Piqeni rolene ne furre mesatare,rreth 1 ore.Pasi te jete gati,lereni te ftohet pak.
5.Sherbejeni te prere ne feta me trashesi 5 cm.
6.Mund te shoqerohet me sallate jeshile.
Ju befte mire!
Share this article :

Lexoni Me Shume