Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Pispili Me Dhalle

Përbërësit për këtë recetë: 

1/2 kg miell misri 
1 kg presh 
200 g djathë ose gjizë 
2-3 vezë 
3-4 lugë kos  
2-3 filxhanë çaji kos që ia hedhim përsipër 
3-4 lugë vaj ulliri (sipas dëshirës) 

Përgatitja: 

Pastrojmë dhe presim preshit, i shtojmë gjizën, vezët dhe kosin dhe i përziejmë me njera tjetrën. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë një shtresë mesatare me miell misri. Hedhim përbërjen, pastaj shtrojmë një shtresë tjetër miell misri dhe më pas kosin në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Në fund hedhim dhe 3-4 lugë vaj ulliri dhe e vëmë të piqet në 200°. E shoqërojmë me një gotë dhallë.

Keshilla