Peshku barbun me pana

Per 4-5 persona nevojiten:
● 2-3 copa peshq per person
● 1 kokerr limoni mesatare
● 3-4 luge gjelle miell
● kripe
● 2 kokrra veze
● 1 filxhan caji galete
● 2-3 filxhan kafeje vaj per skuqje
● sallate per garniture, feta limoni sipas deshires

Pergatitja
1.Peshqit e vegjel te pastruar kullohen,perzihen me kripe,
leng limoni,kalohen ne miell,veze te rrahura me pak uje,
galete (buke e thare e bardhe e kaluar ne makine),ngjishen
ose shtypen pak me dore qe te ngjitet galeta dhe skuqen
nga te dyja anet.
2.Shoqerohen me sallate jeshile dhe feta te  ndryshme limoni.
Keshille:Po ne kete menyre pergatiten dhe gjuzat,te cilave me
pare u hiqet lekura.


□ PESHKU BARBUN I FERGUAR

Per 4-5 persona nevojiten:
● 2-3 peshq per person (varet nga madhesia)
● 3-4 luge gjelle miell
● 2-3 filxhan kafeje vaj
● kripe
● garniture siaps deshires

Pergatitja
1.Peshku barbun eshte delikat gjate perpunimit te nxehte,
ai shpeshehere copetohet,pasi madhesia maksimale e tij
eshte sa nje pellembe prandaj nuk pritet ne racione,por
perpunohet i teri.
2.Peshku pastrohet,lahet, kullohet,kriposet lyhet me miell
dhe skuqet.
3.Sherbehet ne sallate te stines e feta limoni.
4.Peshku barbun ka pak ere karakteristike,per kete sipas
deshires,para skuqjes sperkatet me leng limoni  e piper te
zi te bluar.
Powered by Blogger.