Loading...
Home » » Peshk ne Furre

Peshk ne Furre

Lloji i gatimit: Prodhime Deti
Kohëzgjatja: Më pak se 20 Minuta

Përbërësit:
  • 2 peshq të më dhenj të tipit qefull,levrek
  • 1/2 limoni I grirë në fije të holla
  • 2 fije të gjata majdanoz
  • 1 domate e grirë ne kubikë të vegjël
  • 2 thelpinj hudhë
  • Kripë dhe piper të i
  • Vaj ulliri dhe ½ gotë vere të bardhë
Përgatitja:
Në një tavë shtrojmë një letër alumini duke llogaritur madhësi aq sa na mjafton për të mbështjellë peshkun në formë karameleje.Shtrojme peshkun e parë,i kripim barkun dhe i hedhim pakez piper të zi. Mbi siperfaqen e peshkut me një thike me majë bejmë disa prerje pak larg njera tjetrës ku do të futim copezat e prera të hudhrave. Hapim përsëri barkun, futim brenda gjethen e majdanozit të shtrirë tej e tej, copëzat e domateve (1/2 per secilin) e shtrijmë peshkun mire në qëndër të letrës, ngremë bordet dhe e sperkasim me kujdes me vaj ulliri dhe pak verë të bardhë. Vendosim sipër 2 fetat e prera hollë të limonit dhe nëse duam pak majdanoz të grirë hollë. Mbyllim letrën e aluminit në formë karameleje. Po keshtu veprojmë dhe me peshkun tjetër. Kur të jenë gati të dy, i vemë të mbështjellë në tavë që të piqen. Koha e pjekjes është 20' në një furrë me temp. 200° të ngrohur më përpara.
Kjo është një nga pjatat që e shoqerojmë me speca të pjekur sallatë dhe vezë të zier, natyrisht:VERE E BARDHE
Share this article :

Lexoni Me Shume