Makarona fjongo me pule dhe kerpudha

*Per 4 racione nevojiten:
● 400 gr makarona fjongo
● 250 gr mish i zier,i prere ne kubike
● 100 gr kerpudha konserve,te prera ne feta
● 1 kokerr qepe e prere holle
● 200 gr krem qumeshti (pana)
● 40 gr gjalpe
● 1 luge gjelle ketchup
● 1 luge majdanoz i prere holle
● kripe dhe piper

*Pergatitja
1.Ne nje tigan shkrini gjalpin.Shtoni qepen dhe kerpudhat.Kaurdisini derisa te shteroje lengu dhe te zbutet qepa.
2.Shtoni ne tigan mishin e pules (te prere ne kubike te vegjel) dhe perziejini rreth 2 minuta.Me pas hidhni kremin e qumeshtit,ketchup-in,kripen dhe piperin.
3.Nderkohe,zieni makaronat ne uje te vluar me kripe.Kur te jene gati,kullojini.Shtojini makaronave salcen e ngrohte dhe perziejini.
4.Kur t’i sherbeni,zbukurojeni pjaten me majdanozin e prere holle.
Ju befte mire!
Powered by Blogger.