Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Lazanjë me salsiçe të freskët

Përbërësit:

Petë të gatshme për lazanjë 
400 gr salsiçe të freskëta 
Hako Karotë 
1 degë Selino 
500 gr tul domatesh 
1 Qepë të madhe Kripë,
 piper 
Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan të madh hedhim me pak vaj ulliri qepën e grirë imët, karotën dhe selinonë. I kaurdisim deri sa të jenë zbutur dhe po aty shtojmë salsiçet e pastruara nga lëkura dhe të coptuara në copa të vogla (proces që mund ta bëni edhe në tigan).
Vazhdojmë kaurdisjen për pak, deri sa të skuqet salsiçja pastaj shtojmë tulin e domates.
E lëmë të ziejë për rreth 150 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, vendosim një shtresë petësh të lazanjës, dhe e mbulojmë me salcën që përgatitëm. E përsërisim veprimin 3 herë dhe në fund përfundojmë me shtresë petësh dhe salcë beshamel. E pjekim në furrë për rreth 40 minuta.

Keshilla