Loading...
Home » » Çorbë Peshku

Çorbë Peshku

Delikatesa kreshmore për ta mbajtur në mend!
Le të mos ju kalojë kjo kreshmë e që së paku një herë të mos përgatisni këtë gjellë fenomenale.

Përbërësit:
▪ 1 kg peshk
▪ 3 koka qepë
▪ 300 gr spec të grirë
▪ 300 gr domate të zier
▪ pak vaj, erëza bimësh të thara
▪ kripë, piper

Përgatitja:
1. Peshkun e pastruar nga halat dhe të copëtuar në copëza vëreni në tigan, hidhni kripë, vaj dhe piqeni në furrë të nxehtë.
2. Kur të jetë gjysmë e pjekur shtoni perimet e grira, hidhni domaten e zier, hidhni erëzat dhe piperin dhe futeni sërish në furrë që të përfundojë pjekja.
Shërbejeni të nxehtë.
Share this article :

Lexoni Me Shume