Biskota me parmixhan dhe sallam

Përbërësit për rreth 20 biskota

60 gr gjalpë
135 gr tërshërë
3 vezë
60 gr djathë parmixhan
200 gr patate të shtypura
50 gr sallam
Hako Kripë, piper

Përgatitja: 


Vini në zjarr enën me 200 ml ujë të ngrohtë dhe shtoni gjalpin. Kur ai të ketë shkrirë, hidhni tërshërën e bluar ose të shtypur dhe gradualisht, vezët e rrahura. Vazhdoni të përzieni në zjarr deri sa masa të shkëputet nga ena.

Bashkoni aty patatet e shtypura, sallamin Hako në kubikë dhe djathin parmixhan. Rregulloni shijen me kripë e piper. Piqini për 10-15 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë. Shihni në faqen tjetër për të parë se si kanë dalë...
Powered by Blogger.