Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Sarma me Lakra dhe Turshi


Përbërësit: 

1kokë lakre turshi, 

1kg mish të bluar, 

2qepë, 1gotë oriz, 

150gr tlyn ose vaj, 

1lugë gjelle kripë,

Përgatitja:

 Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e zi dhe biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veqant, pastaj ua shtojmë një gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë2-3orë . Sarmat e ziera mund ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi. 


Ju Befte Mir!! :)

Keshilla