Mish viçi me jahni

 Përbërësit e kësaj recete:

1-1/2 kg mish viçi pjesa e shpatullës (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
2 qepë mesatare të grira hollë
3 lugë supe vaj ulliri
3 gjethe dafine
100 ml verë
1 kuti domate konservë të grira
1-2 lugë supe pelte domate
1 dru kanellë
200 ml ujë kripë,
piper

 Përgatitja e mishit:

 Fshijmë mirë copat e mishit me letër kuzhine. S’duhet të kenë fare lëngje. Në një tenxhere, mundësisht të gjerë nxehim vajin në zjarr të fortë e skuqim mishin nga të tëra anët, për 8-10 minuta. E heqim mishin dhe vëmë në tenxhere qepën sa të fishket për 2-3 minuta. E hedhim mishin përsëri në tenxhere dhe e lëmë për 1minutë, pastaj e shuajmë me verë. E lëmë gjersa të avullojë vera. Përgatitja e salcës: Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin dhe sapo të marrë valë, e ulim zjarrin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ulët për 1.5-2 orë, gjersa mishi të bëhet i butë. Brenda 1 ore që zien mishi, hedhim kripën e piperin dhe e korrigjojmë n.q.s nevojitet. Servirja: Në pjatancë, ose në pjata, e ngrohtë me oriz, ose pure patate ose patate të skuqura
Powered by Blogger.